Vëllaznimi i Gjakovës është dënuar 1200 euro nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas Komisionit, dënimi është bërë për shkelje të rregullave gjatë zhvillimit të ndeshjes ndaj Gjilanit në fazën e 1/8 të Kupës së Kosovës.
“Nga fillimi i ndeshjes deri në përfundim organziatori i ndeshjes nuk siguroi topa të mjaftushëm përreth fushës, nuk kishte mbledhës të topave, kishte hedhje të gjësendëve dhe mjeteve të forta në fushë nga ana e tifozëve vendas, pengim i lojës gjatë zhvillimit, ku dy herë qëllimisht futen topa në fushë nga tifozët vendas për të penguar aksionet e ekipit mysafirë. Pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në tunelin e zhveshtoreve kishte filluar një fjalosje dhe shtyerje në mes lojtarëve dhe personave zyrtarë të të dy ekipeve me ç’rast tifozët vendas hodhën në drejtim të futbollistëve mysafirë mjete të forta, shkopinjë, shishe qelqi, shihe plastike etj”, ka arsyetuar Komisioni të premtën. “Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të 1/8 së kupës së Kosovës, Vëllaznimi–Gjilani. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro”./rtk
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave