Vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messit, është liruar nga arresti shtëpiak pasi pagoi detyrimin prej 100 mijë euro.
35-vjeçari Matias Messi ishte dënuar me arrest shtëpiak në qytetin e tij në Rosario, 300 kilometra në veri të Buenos Aires, javën e kaluar për shkak të posedimit të një arme, transmeton portali arbresh.info.
Arresti është bërë pasi atij i është gjetur një armë në një motoskaf i mbuluar me gjak më 30 nëntor, pasi kishte goditur një rrip rëre. Policia kishte gjetur një pistoletë të fshehur në bordin e varkës.
Kjo ishte hera e dytë që vëllai i yllit është arrestuar për posedim të armëve. Ndëshkimi mund të jetë me burg për tri vite e gjysmë deri në tetë vite.
Lirimi me kusht do të thotë se ai mund të ecë i lirë në Argjentinë por nuk mund të largohet nga vendi./arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje