Federata e Futbollit të Kosovës bën të ditur se futbollisti Veldin Hoxha do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, FFK e ka zyrtarizuar si prurje të re Hoxhën, shkruan Arbresh.info.
Siç bën me dije FFK ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” nga ndeshjet e radhës.
Hoxha ka qenë pjesë e Kroacisë U21 ku ka luajtur gjithsej 24 ndeshje me ta dhe ka realizuar tre gola.
Gjithashtu ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kroacisë.
Pozita e tij është mesfushor defanziv dhe është 22-vjeçar. Që nga viti 2024 është pjesë e Rubin Kazanit në Rusi.
Kurse më përpara ka luajtur për Rijekan në Kroaci. Këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.
Padyshim që kjo prurje e forcon edhe më shumë mesfushën e Kosovës, ku vitet e fundit ka çaluar mirëpo me ardhjen e disa futbollistëve tjerë është në nivel./Arbresh.info
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...