Vedat Muriqi po vazhdon formën e shkëlqyer këtë edicion në La Liga, ku po thyen rekord pas rekordi tek Mallorca.
Edhe këtë javë ai ka qenë protagonist kryesor tek ekipi i tij, mirëpo pavarësisht së performancës të tij të mirë individuale, Mallorca dështoi të fitoj në udhëtim tek Osasuna, shkruan Arbresh.info.
Muriqi realizoi dy gola në këtë takim, teksa skuadra e tij u ndal me barazim 2-2.
Falë super paraqitjes ai është zgjedhur në formacionin e javës në La Liga, nga gazeta prestigjioze spanjolle Marca.
Bashkë me të janë edhe yjet e Real Madridit, Tchouameni e Valverde. Të përfshirë në 11-she janë edhe dyshja e Atleticos, Griezmann e Nico Gonzales si dhe mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi.
Ky është formacioni i plotë nga Marca:
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar këtë edicion 18 gola dhe është vetëm pesë realizime larg topgolashënuesit të kampionatit, Kylian Mbappe.
Ai ka lënë mbrapa emra të mëdhenj si Lamine Yamal, Lewandowski, Vini Jr, Julian Alvarez e Raphinha./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...