Para pak minutash është tërhequr shorti për çerekfinalet e FA Cup, ku ka goglat kanë vënë përball dy gjigantët e Premier Leagues, në një prej ndeshjeve.
Man City i Pep Guardiolës e pret përballja e madhe me Liverpoolin e Arne Slot në çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan Arbresh.info.
Kjo është edhe sfida më interesante e kësaj faze.
Lideri aktual i Premier Leagues, Arsenali do të ketë punë me Southamptonin.
Ndërsa punën më të lehtë së paku në letër do ta ketë Chelsea, klub i cili do të përballet me Port Vale, skuadër që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit anglez.
Kurse përballje e fundit do të jetë ajo mes Leedsit dhe fituesit të duelit West Ham United – Brentford.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen nga data 3-6 prill./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar