Ish-trajneri i Liverpoolit, Matt Beard, ka vdekur në moshën 47 vjeç, njoftoi klubi i Superligës së Femrave.
Beard e udhëhoqi Liverpoolin drejt dy titujve radhazi në WSL në vitet 2013 dhe 2014, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai u rikthye për një periudhë të dytë në klub në vitin 2021, por u shkarkua në shkurt të këtij viti.
Në një deklaratë, Liverpool i bëri homazh “një trajneri jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të suksesshëm”.
“Ai ishte gjithashtu një person me integritet, i cili do të kujtohet gjithmonë me dashuri të sinqertë nga të gjithë ata me të cilët punoi në klub. Pusho në paqe, Matt”.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër