Pas një sëmundje të rendë ka vdekur në moshë të re gjyqtari i notit, Ervin Halimi.
Pas kësaj ka reaguar Federata e Notit të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale”, shkruan në njoftimin e kësaj Federate.
Në njoftim thuhet se kontributi i Ervinit në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar., raporton IndeksOnline.
“Me përkushtimin, profesionalizmin dhe karakterin e tij, Ervini la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllime të sinqerta familjes Halimi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe, Ervin”, thuhet në njotimin e Federatës së Notit të Kosovës./Arbresh.info/
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...