Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të.
Sfida kryesore do të luhet në Gjilan, ku ballafaqohen Drita dhe Llapi.
Në rast të fitores gjilanasve, atëherë Drita edhe matematikisht do të siguronte titullin e kampionit.
Por fitorja për gjilanasit nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Llapit që po kalon formë të mirë dhe llapjanët udhëtojnë për të marrë rezultat pozitiv.
Duel interesante dhe tejet i rëndësishëm do të luhet edhe në Suhareka, ku skuadra më të njëjtin emër e pret Ferizajn.
Vendasit janë në pozitë tejet të vështirë dhe vetëm nëse fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund mund të shpëtojnë.
Në anën tjetër Ferizaj udhëton për fitore, pasi tre pikët nga kjo ndeshje do t’i dërgonin ata në pozitën e katërt në tabelë.
Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 15:00.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...