Tenistja nga Peja, Aja Broqi ka fituar turneun përfundimtar të vitit “Masters A 2021” me çka ka vulosur titullin e tenistes më të mirë në Kosovë.
16-vjeçarja shkëlqeu edhe në Mastersin përfundimtar të Kategorisë A në të cilin triumfoi pa asnjë set të humbur.
Pasi fitoi bindshëm meçet në grupe, Broqi në gjysëmfinale mposhti Forta Morinën me 6/1 dhe 6/2 në sete derisa në finale ishte më e mirë se Blearta Ukëhaxhaj ndaj të cilës triumfoi 6/0 dhe 6/3.
Aja Broqi ka dominuar gjatë vitit 2021 pasi ajo ka siguruar epitetin e tenistes më të mirë në vend edhe në kategorinë U-16 dhe U-18 e po ashtu ka fituar titullin e kampionës së Kosovës në konkurrencën ekipore./Arbresh.info

Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...