Manchester City ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League.
‘Makineria e golave’ Erling Haaland hapi serinë e realizimeve në minutën e 17-të pas një asistimi nga Cherki, shkruan Arbresh.info.
Por nuk vonoi dhe pas vetëm tetë minutash, mysafirët barazuan rezultatin në 1-1.
Teksa, Erling Haaland tregoi forcën edhe njëherë duke realizuar sërish në minutën e 33-të për ta rikthyer epërsinë e Cityt. Ai përsëri u asistua nga Cherki.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Pas një ore lojë, City realizoi edhe golin e tretë me anë të O’Reilly për ta vulosur fitoren me rezultat 3-1.
Me këtë triumf skuadra e Guardiolas ngritët në pozitën e dytëm e 19 pikë, gjashtë më pak se Arsenali lider, teksa Bournemouth bie në pozitën e katërt me 18 sosh.
Ndeshjen e radhës Man City e luan ndaj Liverpoolit, kurse Bournemouth do të ndeshet me Aston Villan./Arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...