Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e tretë radhazi në NBA, ku u mposhtën nga Sacramento Kings me rezultat 124-112.
Kings dominuan në tre cerekët e parë të takimit, teksa në periudhën e fundit rezultati ishte baras, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë takim ishte Luka Doncic me 42 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, por kjo super performancë nuk i ndihmoi Lakers të marrin fitore.
Tek Lakers u dallua edhe LeBron James me 22 pikë.
Ndërsa tek Kings, shkëlqeu DeRozan me 32 pikë, Monk shtoi edhe 26 tjera, kurse Westbrook luajti me 22 sosh.
Kjo ishte vetëm fitorja e 10 për Kings krahas 30 humbjeve, ndërsa për Lakers ishte disfata e 14 krahas 23 fitoreve.
Përkundër nisjes së mirë Lakers me tri humbjet e fundit ka rënë në pozitën e pestë të konferencës perëndimore të NBA./Arbresh.info
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi