Trepça dha shumë premtime për inkuadrim në Superligën e Kosovës, mirëpo ato nuk u realizuan.
Skuadra nga Mitrovica mbeti në Ligë të Parë edhe për një sezon, e kjo nuk u pëlqeu fare tifozëve mitrovicas, “Torcida”.
“Torcida” për këtë dështim po e fajëson kryesinë e klubit, e cila tash e disa vite nuk ka bërë asgjë për një ndër ekipet më me traditë në futbollin kosovar dhe po e kërkon dorëheqjen e tyre.
Aksionet simbolike kanë filluar tash e disa kohë, dhe nuk po ndalen. Disa ditë më parë ata thumbuan me mesazhe edhe komunën e Mitrovicës.
Aktivitet vazhduan edhe mbrëmjen e kaluar ku vazhduan shkrimet kundër kryesisë.
“Kundër Mitro futbollit kriminal”, është mesazhi i shkruar në qendër të qytetit të Mitrovicës nga “Torcida”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata po hedhin akuza të rëndë ndaj kryesisë së Trepçës.
“Kundër Mitro futbollit kriminal e mafioz, qe një qerek shekulli”, kanë shkruar atë.
Fushata kundrejt kryesisë ka nisur tash e disa muaj por deri më tani ka hasur në “veshin e shurdhër”, mirëpo nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimeve./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...