Federata e Futbollit të Kosovës gjatë kësaj jave është ngarkuar me një mal akuzash nga opinioni sportiv.
Fillimisht pas përjashtimit të tre futbollistëve kryesor nga kombëtarja ditën e dielë, shkruan Arbresh.info.
Shumëkush fajin e drejtoi kah FFK-ja, ani pse lojtarët dolën nga hoteli.
Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, gjatë ditës së sotme është raportuar se janë kërcënuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur Arlind Sadiku, ku përmes një njoftimi në Facebook shkroi se në kushte anonimiteti njëri nga lojtarët e ka pranuar këtë kërcenim.
“Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë “jau thej komtë, jau prishi karrierën”, ka shkruar Sadiku.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave