Vashat e Kosovës në hendboll kanë mposhtur ato të Bosnjës dhe Hercegovinës, me rezultat 32-26, në kuadër të Kampionatit Botëror.
Kjo ishte fitorja e dytë e vashave dardane të cilat siguruan rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se dje dardanet kanë mposhtur edhe Belgjikën me rezultat 32-28.
Kështu pas dy ndeshjeve kanë katër pikë dhe kanë siguruar vendin e parë në tabelën e grupit 2.
Rrethi tjetër për botëror do të jetë në prill të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, Kampionati Botëror do të organizohet nga 27 nëntori deri më 14 dhjetor, në vitin e ardhshëm./Arbresh.info
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...