Trajneri italian, Rodolfo Vanoli e ka pranuar ofertën e Federatës së Futbollit të Kosovës për të qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.
Rodolfo Vanoli ka folur për mediat italiane dhe ka deklaruar se ka pranuar ofertën që i është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Por, ai thotë se ka kushte për këtë, pasi po merr drejtimin e një skuadre të vogël.
“Kam pasur kontakte me njerëz afër FFK-së, të cilët më kanë pyetur nëse jam i gatshëm. Kam thënë ‘po’ me disa kushte, sepse të jesh një Kombëtare, për t’u ndërtuar të duhet të punosh në një mënyrë të ndryshme”, ka thënë Vanoli për TMW Radio.
“Ne trajnerët italian dëshirojmë të sjellim filozofinë tonë dhe do të doja ta dërgoja futbollin kosovar në një nivel tjetër”, vazhdoi ai.
Krejt në fund, Vanoli tha se ka folur me Behramin për të kuptuar më shumë dhe do të dëshironte të bisedonte edhe me Xherdan Shaqirin dhe të tjerët, të cilët do të mund ta ndihmonin.
Kosova është pa trajner që nga 9 nëntori, kur me marrëveshje të dyanshme u largua trajneri Albert Bunjaki, i cili e kishte drejtuar Kombëtaren e Kosovës nga viti 2009.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...