Robin van Persie ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga viti i kaluar.
Ish anëtari i Arsenal e Manchester United, ka bërë të ditur se ishte shumë afër që t’i bashkohej skuadrës së Anderlecht.
Ishte Vincent Kompany ai që u largua nga Man City dhe u nis për një aventurë të re, e që ishte afër ta bindte Van Persien të shkonte me të.
Këto detaje i ka bërë të ditur vet Van Persie, gjatë një interviste.
“Kompany më telefonoi. Ai ishte i bindur se unë mund ta ndihmoja atë tek Anderlechti” ka thënë Van Persie.
“E pash si një kompliment të mirë që ai më dha, por unë e dija se nuk duhet të filloja të luaja më” ka shtuar ikona holandeze.
Van Persie padyshim do të mbetet si një nga sulmuesit më të mirë që kanë luajtur në Premierligë.
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...