Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ruud Van Nistelrooy, ka thënë se është i bindur që Manuel Ugarte do ta dëshmojë se është një lojtar i madh nën urdhrat e Ruben Amorim.
Ugarte u transferua në ‘Old Trafford’ me pritshmërit të larta në supet e tij pas aventurës me PSG-në klub nga i cili u transferua për 42 milionë euro.
Sidoqoftë, 23-vjeçari deri më tani nuk ka arritur të dëshmohet me fanellën e Unitedit, diçka që ka shqetësuar tifozët.
Megjithatë, Ugarte do të jetë i lumtur me ardhjen e Amorim, pasi dyshja më herët kanë punuar së bashku tek Sportingu për dy sezone.
“Unë jam i bindur se Manuel do të jetë një lojtar i madh për Unitedin. Mendoj se ai pati paraqitje të mira në ndeshjet e fundit”.
“Të japësh mendime për lojtarët që janë këtu për dy ose tre muaj, ju duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë mendoni”.
“Është një blerje e madhe, shumë lojtarë i mirë, profesionist, ka kualitete të veçanta në mesfushë dhe mund të rikuperojë shumë topa për ne në fazën e sulmit”, ka thënë Van Nistelrooy.
Legjenda holandeze beson se Unitedi do të duhet të mbështetet fuqishëm tek Ugarte në ndeshjet e ardhshme shkaku i mungesave të Kobbie Mainoo dhe Mason Mount që kanë lënë pak opsione në mesfushë./Telegrafi/
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytet...
Vuçiq: Vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bash...
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2...
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet