Mbrojtësi kryesor i Liverpool, Virgil Van Dijk ka kontratë me gjigantin anglez vetëm në qershor të vitit 2025.
Ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me “The Reds” nëse ai nuk vazhdon kontratën me ta, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, holandezi ka bërë të ditur se ai është duke biseduar me drejtuesit e klubit për vazhdimin e tij me klubin që fitoi gjithçka,
“Bisedimet janë duke vazhduar me njerëzit e duhur për të diskutuar kontratën time të re në Liverpool. Kur të jetë koha për të marrë një vendim, ju media do ta dini gjithashtu. Por tani përkushtimi dhe fokusi im i plotë është te Liverpool, për të qenë i suksesshëm këtë sezon”, potencoi Van Dijk.
Holandezi iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Southamptoni, ku pastaj shkroi histori me “The Reds”./Arbresh.info
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...