Liverpooli u mposht mbrëmë nga Evertoni me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 34-të në Premier Leaegue.
Tani më gjasat e ‘The Reds’ për titull kampion në sezonin e fundit të Kloppit janë zbehur, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj humbje ka reaguar kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.
“Nëse luajmë kështu, nuk kemi asnjë shans ta konsiderojmë veten në garën për titull’, tha Van Dijk.
Ai pati një mesazh edhe për të gjithë bashkëlojtarët e tij.
“Të gjithë duhet të shikohen në pasqyrë dhe të shikojnë performancat e tyre nëse vërtet japin gjithçka dhe të kërkojnë nëse duan të fitojnë ligën”, shtoi tutje mbrojtësi holandez.
Liverpooli është aktualisht I dyti me 74 pikë, tri më pak se Arsenali që është lider dhe një më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak./Arbresh.info/
Shoqëria civile letër partive politike që të shmangen zgjedh...
Ministrja Kusari-Lila priti përfaqësuesit e shoqatës “Kosova...
Australia apel familjarëve të diplomatëve: Largohuni nga Izr...
IPK rekomandoi suspendimin e tetë zyrtarëve policorë në dy r...
Osmani: Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe st...
Inspektorati i Kryeqytetit mbyllë një punishte, ja arsyeja