Legjenda e Manchester United dhe Liverpool, Paul Ince beson se qendërmbrojtësi, Virgil van Dijk mund të largohet nga “Anfield” nëse kërkohet nga Real Madrid e Barcelona.
Van Dijk vitin e kaluar mori çmimin e mbrojtësit më të mirë në botë pas një suksesi të mrekullueshëm me “Reds”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Ince beson se nëse holandezi është i kërkuar nga Reali e Barcelona, atëherë me shumë mundësi do e pranojë ofertën.

“Kur Barcelona ose Real Madrid fillojnë ta kërkojnë, atëherë është vështirë të thuash jo”.
“Kjo është të jesh viktimë e suksesit, kur je duke bërë gjëra të mira me Liverpool, je nën vëzhgimin e klubeve të mëdha si Barcelona ose Madrid”, deklaroi Ince.
Liverpool sot (e hënë) do përballet me West Ham, ndeshje e cila nis në ora 20:00./arbresh.info.
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...