Liverpooli u mposht nga Arsenali të dielën mbrëma me rezultat 3-1 në sfidën derbi të javës së 23-të në Premier League.
Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk pas ndeshjes ka folur lidhur me ndeshjen dhe posaçërisht golin e dytë të pranuar të “The Reds”, shkruan Arbresh.info.
Van Dijk e ndjen vetën fajtor në golin e Martinellit dhe theksoi se duhet të kishte marrë një vendim më të mirë në atë moment.
“Mendoj se në golin e Martinellit isha unë fajtori dhe për këtë marr përgjegjësi të plotë. Duhej ta kisha larguar topin. Ishte një moment shumë i rëndësishëm i ndeshjes dhe duhej të kisha marrë një vendim më të mirë”, tha fillimisht Virgil Van Dijk.
Ai tutje u shpreh se kjo humbje ndaj Arsenalit u djeg shumë sidomos pasi erdhi fal disa gabimeve të tyre.
“Këto janë momente të cilat nuk ndodhin shpesh në karrierën time, por jam i bindur se do ta kaloj dhe do të përpiqem që në ndeshjet e ardhshme ta shlyej gabimin. Kjo është një humbje që “djeg” shumë, sidomos kur vjen edhe prej gabimeve tona”, u shpreh Van Dijk.
Kujtojmë se pas edhe pas kësaj humbje Liverpooli mbetet lider me 51 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe pesë më shumë se Manchester City.
Por kujtojmë që City ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./Arbresh.info/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...