Liverpool sot ka zyrtariruzar vazhdimin e kontratës me një prej futbollistëve kryesor të skuadrës dhe një nga më meritorët e çdo suksesi të Liverpoolit viteve të fundit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez, Virgil Van Dijk, shkruan Arbresh.info.
Klubi dhe skuadra kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për dy vite tjera, saktësisht deri në vitin 2027.
SA DO TË FITOJË VAN DIJK NGA KONTRATA E RE?
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, do të fitojë afërsisht 400,000 £ në javë sipas kontratës së tij të re, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein në X. Van Dijk do të fitojë 19,2 milionë funte bruto në vit.
Burimi në fjalë ka konfirmuar se mbrojtësi holandezi tani është mbrojtësi më i paguar në Evropë.
Virgil është pjesë e Liverpoolit nga janari i vitit 2018 kur u transferua nga Southamptoni.
Deri në këtë pikë të karrierës së tij me “The Reds” ai ka luajtur 314 ndeshje dhe ka realizuar 27 gola, kurse ka asituar 13 herë./Arbresh.info
? Virgil van Dijk signs new 2yr contract with Liverpool. No break/release clauses or pay cut so 33yo continues to earn salary believed to be ~£400kpw; thought to be Europe’s best-paid defender. Approaches from elsewhere but only wanted #LFC @TheAthleticFC https://t.co/pIMw8wdIyo
— David Ornstein (@David_Ornstein) April 17, 2025
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...