Van Dijk: Duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë shpejt për t’u rikthyer ata që kemi qenë

18:19 | 27 Tetor 2025
D.H

Pavarësisht fitores së arritur mesjavën e kaluar ndaj Eintrahtit në Ligën e Kampioneve, kampionët e Liverpulit janë në krizë të thellë Brenda Anglisë. Liverpul pësoi humbje edhe ndaj Brentfordit me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier Ligë.

Kujtojmë që kjo është humbja e katërt me radhë e Liverpoolit në Premier Ligë.

Para ndeshjes së mërkurës me Crystal Palace, foli kapiteni i skuadrës Virgil van Dijk, i cili theksoi se Liverpooli po kalon në një fazë të vështirë.

“Është realiteti i hidhur fakti që humbëm sërish. Duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë shpejt për t’u rikthyer ata që kemi qenë. Kundërshtarë të tjerë do të vijnë në ‘Anfield’ për të na sfiduar, por edhe pse është e vështirë ta pranojmë, kjo nuk është një periudhë e lehtë për ne.”

Ai komentoi edhe kundërshtarin e radhës të Liverpoolit.

“Ndeshja tjetër është të mërkurën ndaj Crystal Palace, një kundërshtar që na ka vendosur gjithmonë në vështirësi. Prandaj duhet të marrim masat e të reagojmë në fushë, të gjithë bashkë”, thotë kapiteni.

Sfida mes Liverpoolit e Palace luhet në kuadër të Carabao Cup, dhe nis me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale