Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk ka garantuar qëndrimin e Philippe Coutinhos.
Pas fitores në miqësoren ndaj Napolit, Valverde është pyetur rreth situatës së mesfushorit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë por Philippe është një lojtar që është me ne”, ka thënë fillimisht trajneri.
“Ai nuk ka marrë pjesë, por plani që ne kemi me të është i njëjti. Ne do të shohim nëse do të luaj për disa minuta të shtunën. Por, ai është një lojtar që është me ne dhe ne llogarisim në të, sigurisht”
“Ai është me ne dhe ne mendojmë se do të vazhdojë me ne. Në gjithë këto merkato të transferimeve flitet për gjithçka”, përfundon Valverde./arbresh.info/
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar