Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gjatë, jam shumë i lumtur

23:13 | 11 Mars 2026
D.H

Real Madridi ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 3-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë nga i njëjti njeri, Fede Valverde, shkruan Arbresh.info.

Ai realizoi në minutën e 20’ 27’ dhe 42’, për ta kompletuar hattrickun e tij.

Falë kësaj mega performance, ai fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pasi iu dorëzua çmimi i më të mirit, ai theksoi se ndjehet shumë i lumtur.

“Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gjatë. Jam shumë, shumë i lumtur”, tha ai.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme në ‘Etihad Stadium’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale