Lionel Messi po përmirësohet me kalimin e çdo dite sipas trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes, i cili e vlerësoi yllin e skuadrës së tij, pas fitores të së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi Lionel Messi e shënoi një rekord të ri të Ligën e Kampionëve me golin e tij në fitoren jobinadëse të Barcelonës me rezultat 2:1 në ndeshjen e Grupit F kundër Slavia Pragues, transmeton Gazeta Expresss.
Kapiteni i Barcelonës, me golin e tij në minutën e tretë, u bë lojtari i parë që arrin të shënojë gol në 15 sezone radhazi të Ligës së Kampionëve, përderisa edhe e barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Raulit, pasi që tashmë ka shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më të madhe të Evropës.
Pas ndeshjes, Valverde tha se Messi është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe se i ka bërë të gjitha ato rekorde të duken të lehta.
“Ai është lojtari që mund ta vendosë secilën ndeshje. Çdo ditë e shohim atë dhe ai vetëm sa bëhet edhe më i mirë”, u shpreh Valverde.
“Një tjetër rekord për Leon e mrekullueshëm. Këto gjëra janë të lehta për t’u thënë, mua më duken të natyrshme, por janë shumë të vështira për t’u arrirë”.
Me këtë fitore, Barcelona i arriti shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa gara për t’u kualifikuar ende është e ngushtë mes katalonasve, Borussia Dortmundit dhe Interit.
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...