Valverde: Messi është i pakrahasueshëm

16:27 | 25 Prill 2020

Ernesto Valverde nuk ka kursyer lëvdatat për Lionel Messi.

Ish trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili u shkarkua nga posti i tij gjatë këtij sezoni, ka dhënë disa komente mbi Lionel Messi.

Messi shkëlqente nën urdhrat e Valverde, duke fituar edhe ‘Topin e Artë’ numër gjashtë në karrierën e tij.

Sipas Valverde, argjentinasi është i pakrahasueshëm, dhe i lehtë për të punuar me të.

“Messi nuk mund të krahasohet me asnjë. Është e vështirë t’i thuash atij se ke parë te ndonjë lojtar tjetër, ato që ai i bën”, ka thënë Valverde.

“Nganjëherë, nga vija e trajnerit, mendon se cila është zgjidhja më e mirë, dhe papritur, ai e sheh atë zgjidhje më mirë sesa ti”, vazhdoi trajneri spanjoll.

“Messi është lojtar i lehtë për të punuar me të, pasi ai ka impuls të mirë dhe respekton skuadrën. Ka ambicie për të fituar, ndihet gjithmonë i obliguar ndaj lojës dhe klubit. Ai transmeton atë në grup dhe shtynë të gjithë që të jenë në nivele të larta. Ta shohësh atë tek luan është impresionuese… por edhe më shumë kur e sheh nga afër”, ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Messi ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe nën urdhrate Quique Setien. Mbetet të shihet si do të ndikojë pauza e Covid-19 për yllin argjentinas.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara