Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur para përballjes ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale të UEFA Champions League, duke theksuar se nuk ka favorit në këtë duel.
“Nuk ka favorit në këtë përballje”, deklaroi ai.
Duke folur për formën e kundërshtarit, ai shtoi: “Bayern ka qenë pak më i rregullt, vetëm dy humbje, por për nga ekipi ne jemi mbi ta. Asnjë skuadër nuk është më e mirë se ne”.
Luis Enrique paralajmëroi një ndeshje të hapur dhe sulmuese nga të dyja skuadrat.
“Do të përballen dy ekipe shumë ofensivë. Çelësi do të jetë të mbrohemi mirë pa harruar sulmin”, u shpreh ai.
Ai foli edhe për rolin e mbrojtësve të krahut në këtë takim.
“Hakimi dhe Nuno Mendes do të duhet të sulmojnë më shumë sesa të mbrojnë nëse duam të fitojmë”.
Në fund, tekniku spanjoll vlerësoi kundërshtarin dhe trajnerin e tyre.
“Bayern është një nga ekipet më të bukura për t’u parë në Evropë dhe kjo përballje do të vendoset nga detaje të vogla”, përfundoi Luis Enrique.
Ndeshja mes Parisit dhe Bayern luhet nesër nga ora 21:00./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit