Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride Rushitit Presidente

21:02 | 27 Prill 2026
R J

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, në një paraqitje për media, tha se orientimi i partisë së tij është që Feride Rushiti të jetë presidente.

‘Orientimi pak a shumë është për Feridën për shkak të një biografie të jashtëzakonshme të saj..Mendoj që është një person me integritet e kredibilitet të pakontestueshëm, autoritetet e tilla mendoj që do duhej të prodhonin një konsensus politik”, tha Gola para mediave.

I pyetur nëse është diskutuar emri i Rushitit në takimet e Kurtit me LDK e PDK, ai tha “ka pas përfolje por nuk është që është përmendë si emër rreth të cilit është dialogu”.

Shpërndaje në rrjete sociale