Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde insiston që skuadra e tij do të përpiqet për të mposhtur Sporting CP pavarësisht se tashmë është konfirmuar si një fitues i grupit.
“Ne kemi një përgjegjësi për tu përpjekur dhe për të fituar ndeshjen për tifozët tanë dhe të respektojmë turneun”, ka thënë Valverde në një konferencë për media para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
“Teorikisht ne nuk jemi duke luajtur për diçka sepse ne tani kemi fituar grupin, por skuadra kundërshtare ka shumë për të luajtur në këtë ndeshje dhe ata do të jenë të vështirë, ne e dimë këtë”
Barazimi i “Blaugranëve” në Juventus në ndeshjen e xhiros së pestë i konfirmoi atyre pozitën si lider të Grupit.
Pas ndeshjes në Ligë të Kampionëve, Barcelona do të përballet me Villarrealin të dielën./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...