Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, këmbëngul se edhe pse skuadra e tij bëri një hap të madh drejt sigurimit të titullit në La Liga pas fitores 2:0 ndaj rivalit të drejtpërdrejt, Atletico Madridit, ka ende punë për të bërë pasi asgjë nuk ka përfunduar.
Barcelona tani është lider i pakontestueshëm me 11 pikë më shumë se Atletico Madridi shtatë javë para përfundimit të kampionatit, transmeton Gazeta Express.
Trajneri i katalonasve ende refuzon ta diskutojë punën e titullit si gjë të kryer, duke u siguruar se futbollistët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.
“Janë tri pikë shumë të rëndësishme. Jemi afër titullit, por ende nuk e kemi fituar; duhet ta mbarojmë punën”, tha Valverde pas ndeshjes.
“Jemi të lumtur sepse kundërshtari është në vendin e dytë në tabelë dhe është ekip i madh që lufton deri në fund”, shtoi ai. /Express/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot