Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ishte i heshtur të hënën kur është pyetur rreth Philippe Coutinhos.
Barcelona pritet të reagoj në mekarton e e muajit janar duke shtruar ofertë të re për mesfushorin e Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse kemi ndonjë interesim te ndonjë lojtarë, si te Coutinho apo dikush tjetër, unë nuk dua të flas drejtpërsëdrejti për këtë”, tha Valverde.
Në konferencën para ndeshjes për Kupë ndaj Murcias, Valverde është pyetur gjithashtu rreth formë së sulmuesit Luis Suarez.
“Ai do të pushoj në këtë ndeshje dhe do të bëhet mirë. Ne tashmë e kemi diskutuar këtë. Do shqetësohesha nëse nuk do të kishte shanse. Kur një lojtar i ka ato, gjë të cilat Luisi i posedon në çdo ndeshje, unë do të shqetësohesha”
“Shpresoj të vazhdojnë në linjë të njëjtë”
Barcelona aktualisht ka 25 pikë në tabelën e La Ligas, ku qëndron në krye pas nëntë xhirove me të tetë fitore dhe një barazim./arbresh.info/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...