El Clasico do të luhet të mërkurën në mbrëmje, pasi u ndërrua data origjinale ajo e tetorit, ndërsa Ernesto Valverde shpreson që ndeshja të kalojë pa asnjë dramë jashtë fushës.
Trajneri i Barcelonës, bëri thirrje që futbolli t’i bashkojë njerëzit, e jo t’i ndajë.
“Njerëzit mund të shprehen në stadium, për sa kohë që ka respekt për të gjithë”, ka thënë trajneri në konferencën e tij para ndeshjes.

“Futbolli duhet të jetë diçka që na bashkon të gjithëve, jo diçka që na ndan”.
“Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë ishte të luhej ndeshja në datën origjinale. Tani ajo do të luhet nesër, pavarësisht se si njerëzit flasin”.
“Do të kishte qenë një ndeshje e barabartë sikur të kishte ndodhur dy muaj më parë dhe do të jetë një ndeshje e barabartë edhe nesër”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...