Diçka e pazakontë ndodhi të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, teksa Real Madrid arriti të mbyll rikthimin e tyre kundër Manchester Cityt pa mesfushorët e tyre të zakonshëm që janë startues.
Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric ishin zëvendësuar të gjithë kur Los Blancos rikthyen rezultatin për ta dërguar lojën në kohën shtesë, përpara se të merrnin kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Valverde dhe Camavinga
Dy lojtarët që ranë në sy ishin Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga, asnjëri prej të cilëve nuk iu nënshtrua presionit në fazat mbyllëse të lojës.
Rastet e tyre janë të ndryshme, pasi Valverde luajti në formacionin titullar dhe zhvilloi më shumë se 120 minuta futboll.
Forca, fiziku dhe aftësia e tij me top ishin çelësi që Real Madridi të mund ta dërgonte lojën në kohën shtesë dhe më pas të siguronte kualifikimin.
Ndërkohë, Camavinga u fut në lojë nga Carlo Ancelotti me 15 minuta para në kohën së rregullt. Ai mori vendin e Casemiro dhe Modric në mesfushë, duke bërë disa magji me këmbën e majtë.
Francezi ishte personazhi kryesor në golin e tretë pasi mbajti topin për rreth 40 metra përpara se të gjente Rodrygo Goesin, i cili pasoi te Karim Benzema.
Ky i fundit fitoi penalltinë, të cilën e shndërroi në gol për 3-1 për Los Blancos.
Rikthimi i Dani Ceballos
Më pas, ishte koha që Dani Ceballos të hynte në lojë. Spanjolli kishte munguar për disa muaj në pjesën e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi që pësoi në Lojërat Olimpike të Tokios.
Ancelotti dukej se nuk e kishte Ceballos në planet e tij pasi mesfushori u rikuperua nga ky dëmtim, me spanjollin që pothuajse nuk i jepej kohë për të luajtur.
Megjithatë, në ndeshjet e fundit aftësia e tij për të mbajtur topin ka qenë kyçe në përpjekjet e Real Madridit për të kontrolluar ndeshjet dhe për të vulosur fitoret.
Ndërkohë, Casemiro, Kroos dhe Modric ndoqën rikthimin e Real Madridit nga bankina, Valverde dhe Camavinga e çuan skuadrën në finale.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s