ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida interesante.
Bashkimi fitoi derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, ku u dallua organizatori vendor, Valon Bunjaku me 27 pikë, një kërcim dhe katër asistime.
Bunjaku kishte indeksin 32 apo më të lartën në këtë xhiro, duke u shpallur MVP i javës së 17-të.
Ai u ndihmua nga Jayveous Mckinnis, i cili kishte shtatë pikë, por edhe 18 kërcime e tri asistime, duke hyrë në Top 5 të kësaj xhiro.
Peja fitoi ndaj Borës, duke regjistruar fitore të rëndësishme, ku më i dalluari ishte Tristan Ikpe me 22 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime.
Vëllaznimi po vazhdon në formë të lartë, ku shënoi pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në elitë. Kuqezinjtë fituan ndaj Trepcës në Mitrovicë, ku më i miri ishte Jericole Hellems me 23 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Ndeshja e baraspeshuar u zhvillua për 38 minuta ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku më i dalluari te prishtinasit ishte Daniel Lekndreaj me tetë pikë, 13 kërcime dhe dy asistime.
MVP
Valon Bunjaku (Bashkimi) 27 pikë, 1 kërcim, 4 asistime, 32 indeksi
Top 5
Valon Bunjaku (Bashkimi) 27 pikë, 1 kërcim, 4 asistime, 32 indeksi
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 7 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 29 indeksi
Tristan Ikpe (Peja) 22 pikë, 13 kërcime, 2 asistime, 28 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi
Daniel Lekndreaj (Sigal Prishtina) 8 pikë, 13 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë