Dy ndeshjet e Valon Berishës me përfaqësuesen e Kosovës i kanë rënë në sy trajnerit të Lazios, Simone Inzaghit.Trajneri, siç kanë raportuar mediumet në Itali të hënën, ka gjasa të mëdha t’i japë rastin Berishës të luajë nga fillimi në fundjavë ndaj Parmës.
Berisha luajti 74 minuta në ndeshjen e parë, të cilën Kosova e fitoi më 11 tetor në Prishtinë ndaj Maltës 3:1, kurse në barazimin 1:1 ndaj Ishujve Faroe, të dielën në Torshavn, luajti gjatë gjithë takimit.
“Pas dy ndeshjeve me ekipin kombëtar, Berisha do të jetë i gatshëm për Lazion ndaj Parmës. Valoni është gati të luajë që nga minuta e parë. Është parë një nivel i lartë nga ana e futbollistit që mungoi për gati dy muaj për shkak të lëndimit. Berisha cilësohet një blerje e rëndësishme për Lazion dhe nga stafi i Inzaghit janë përcjellë me vëmendje dy ndeshjet që Kosova i luajti këto ditë”, shkruan La Gazzetta dello Sport.
Mesfushori 25-vjeçar me Lazion ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare: një në Ligën e Evropës dhe një në Serie A.
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat