Mesfushori i Lazios, Valon Berisha ende nuk ka zgjedhur se në cilën skuadër do të transferohet.
Berisha nuk është duke pasur minutazhën e duhur te Lazio, gjë që ka bërë të shfaqë pakënaqësi dhe të mendoj largimin, transmeton portali arbresh.info.
Klubet Spal, Verona dhe Genoa janë munduar që një kohë ta bindin lojtarin për tu huazuar, mirëpo kanë dështuar.
Kësaj liste i është bashkuar edhe Sampdoria, sipas raportimeve të fundit kosovari javën e kaluar i ka kthyer përgjigje negative klubit italian.

Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse Berisha do transferohet te ndonjë skuadër tjetër, në të cilën do fitojë më shumë minutazh.
Këtë sezon Valoni ka luajtur vetëm tri ndeshje në Seria A dhe një në Kupën e Italisë./arbresh.info.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...