Valon Berisha ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij, duke e lënë Lazion për t’u transferuar në Bundesligë te Fortuna Dusseldorf.
Mesfushori i Përfaqësuese së Kosovës, debutoi menjëherë me klubin e ri në barazimin 1-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Mirëpo, mesfushori do të përballet menjëherë me probleme fizike.
Sipas mediave gjermane, Dusseldorfi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit të rritur në Norvegji për ndeshjen e rundit të 16-të të Kupës së Gjermanisë kundër ekipit nga liga e tretë gjermane, Kaiserslautern.
Mungesën në ndeshjen që zhvillohet të martën e ka konfirmuar trajneri Uwe Rosler.
“Valoni ka probleme muskulore dhe do të qëndrojë në shtëpi. Mirëpo, vrapimet e tij në ndeshjen e fundjavës ishin fantastike”, deklaroi sot trajneri i ri i Dusseldorfit, Uwe Rosler.
Klubi gjerman shpreson që ta ketë në dispozicion Berishën fundjavën e ardhshme në Bundesligë ndaj Wolfsburgut.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...