Valon Berisha ndihet i gatshëm për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës pas një kohe të gjatë shkaku i lëndimit.
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për Euro 2020 gjatë këtij muaji.
Fillimisht, Dardanët e presin Çekinë më 7 shtator, ndërsa udhëtojnë te Anglia më 10 dhjetor.
Trajneri Bernard Challandes ka kokë-dhimbje shkaku i mungesave të shumta, por mund të jetë i lumtur me rikthimin e Valon Berishës.
Berisha është kthyer pas një kohe të gjatë dhe për këtë ka thënë se është i lumtur dhe se nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh Kosovën.
“Forca Kosova, jam i lumtur që jam kthyer në Kombëtare pas një kohe të gjatë”.
“S’ka ndjenjë më të mirë se me përfaqësua vendin tënd”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Instagram.
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...