Myrto Uzuni ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të Austin FC në udhëtim ndaj Los Angeles Galaxy me rezultat 1-2.
Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të bukur në minutën e 40-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe dhënë avantazhin për skuadrën e tij.
Ky ishte goli i dytë për Uzunin në këtë edicion të MLS, krahas dy asistimeve të regjistruara deri më tani.
Fitorja e mbrëmshme është shumë e rëndësishme për Austin FC, që po synon pozitat e larta në Konferencën Perëndimore.
Uzuni vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij dhe një element kyç për trajnerin në këtë sezon.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...