Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni të dielën mbrëma e shënoi edhe golin e parë për Austinin në MLS të SHBA-së, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultat 1-0 ndaj St. Luis City.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë në MLS, ndërsa Uzuni ka katër paraqitje deri tani me klubin e Austin.
Trajneri i Austin, Nico Estevez, ka thënë se Uzunit i duhet kohë që të adaptojhet me futbollin në MLS.
“Atij i duhet më shumë kohë me ne. Ai nuk ishte me ne. Duhet të jemi të durueshëm me të gjithë dhe të kuptojmë se si luan dhe që ai të kuptojë të tjerët se si luajnë”.
“Por ai gjithnjë angazhohet shumë, jep çdo gjë dhe kur është dashur ta bëj dallimin në këtë ndeshje, e ka bërë. Këtë e kërkojmë nga lojtarë si ai”, deklaroi trajneri Estevez.
Uzuni është shprehur i lumtur për golin e parë me fanellën e klubit të ri, ku aty kaloi nga Granada në afatin kalimtar dimëror.
“Jam shumë i lumtur. Unë punoj gjithnjë shumë. Jap çdo gjë në fushë, kështu që mendoj se e meritoj këtë gol. Në ndeshjet e kaluara nuk kam pasur fat, kam goditur dy herë shtyllën”.
“Kam punuar fort për këtë moment dhe shpresoj që gola të tjerë do të vijnë”, ka thënë Uzuni.
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...