Uta Ibrahimi është shprehur e kënaqur që ka arritur të dërgoj flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në majën e Everestit.
Alpinistja Uta Ibrahimi është bërë femra e parë shqiptare që ka pushtuar majën e Everestit, shkruan portali arbresh.info. Ajo përmes një postimi në rrjete sociale i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që ia kanë lehtësuar rrugëtimin.
“Jam shumë e lumtur për të dërguar flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në krye të botës, si femra e parë shqiptare”, shkruan Uta në rrjetin social Facebook, përcjell portali arbresh.info.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që e bënë ngjitjen time më të lehtë dhe të kënaqshme”.
Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajeve, dhe maja e tij vendi më i lartë i tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinata gjeografike 28ο Β, 87ο Α./arbresh.info
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit