Oleksandr Usyk lë të kuptohet se ai do të largohet për të lejuar Anthony Joshua të luftojë Tyson Fury
Sfiduesi i detyrueshëm i Anthony Joshua për titullin e WBO Oleksandr Usyk ka sugjeruar se ai do të tërhiqet për të lejuar AJ të ndeshet me Tyson Fury.
Oleksandr Usyk konsideroi se kjo është një mundësi jetësore, pasi që ai të të tërhiqej nga gara për të lënë përballjen në mes Joshua dhe Fury, gjë që do të bënte unifikimin e titujve në boks, në rast ti fitores së ndonjërit kandidat.
Nëse do të ndodhë dueli në mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, atëherë kjo të të ishte ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik.
Ukrainasi shprehu se ai do të dëshironte që titujt të unifikohen dhe pastaj të ndeshej me fituesin.
‘Të katër rripat mund të përfundojnë në duart e një personi’, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.
‘Mund të jetë një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë. Ne të gjithë duhet të flasim dhe të komunikojmë që kjo të ndodhë, sepse është një ngjarje vërtet e madhe’, tha 33 vjeçari.
‘Unë ende dua të ndeshem me Anthony Joshua për titull. Ka shumë faktorë që kjo luftë mund të ndodhë, ekipi im dhe të gjitha palët e tyre të interesuara tashmë janë duke punuar për këtë’, tha ai.
‘Por, ka akoma shumë njerëz që dëshirojnë të ndeshen gjithashtu, si Tyson Fury’, përfundoi Oleksandr Usyk.
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...