Janë kompletuar çiftet çerekfinale në Kupën e Amerikës, me duelin Kolumbi – Kili që pritet të jetë më interesanti.
Mbrëmë pasmesnate u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës grupore me Uruguain që e mposhti Kilin 1:0 dhe Ekuadori e Japonia që luajtën baras 1:1, raporton Gazeta Express.
Një gol i vonshëm nga Edinson Cavani i dha fitoren minimale Urugait ndaj Kilit për të siguruar pozitën e parë në Grupin C dhe për të kaluar në çerekfinale ku do të takohet me Perunë.
Kili, në anën tjetër, në çerekfinale do të ndeshet me kombëtaren e vetme që i ka fituar të tri ndeshjet e deri tani, Kolumbinë.
Në dy duelet e tjera çerekfinale, nikoqiri Brazili përballet me Paraguain, ndërsa Argjentina e Lionel Messit, e cila është në kërkim të këtij trofeu për herë të parë që prej vitit 1993, do të ndeshet me Venezuelën.
Një gjysmëfinale e zjarrtë na pret në Kupën e Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës, nëse të dyja i fitojnë ndeshjet e tyre çerekfinale.
Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 27,28 dhe 29 qershor.

Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...