Kobbie Mainoo ka vendosur të vazhdojë karrierën te Manchester United, duke pasur besimin e plotë të trajnerit Michael Carrick.
Mesfushori i ri nuk e ka pasur kurrë në plan largimin përfundimtar nga klubi, ndërsa ideja e vetme ka qenë një huazim i thjeshtë, për shkak se nuk po gjente hapësira nën drejtimin e Ruben Amorim.
Mainoo kishte si objektiv kryesor të luante, të zhvillohej dhe të përmirësohej, sidomos në prag të Kupës së Botës, pasi deri atëherë nuk startonte nën drejtimin e Amorim.
Me ardhjen e Carrick në stol, situata ka ndryshuar ndjeshëm.
Trajneri i ri i besoi Mainoos një vend titullari në Derbin e Mançesterit, ku mesfushori pati një ndikim shumë pozitiv. Paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera dhe kjo ka forcuar bindjen e klubit për ta mbajtur në ekip.
Tashmë, e ardhmja e Kobbie Mainoos pritet të lidhet ngushtë me bisedimet për kontratën e tij, të cilat do të jenë një pikë kyçe në diskutimet e ardhshme mes lojtarit dhe Manchester United.
Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027./Arbresh.info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...