Kombëtarja e Sllovenisë është favorite dhe lehtë mund ta mposhtë Kosovën, kështu kanë raportuar mediat sllovake duke u bazuar në renditjen e shtëpisë së futbollit, FIFA.
FIFA të hënën ka publikuar renditjen e re, ku Kosova është ngjitur një pozitë (79) pavarësisht që nuk ka luajtur asnjë ndeshje për muajit nëntor.
Mediat sllovake menjëherë kanë raportuar për renditjen e FIFA-s, duke e bërë si bazë se pse Sllovakia do ta mposhtë Kosovën në play-offin e Kupës së Botës 2026.
“Renditja flet vetë. Ne duhet ta mposhtim Kosovën”, raporton mediumi “sport.sk”.
Faktikisht në bazë të renditjes, Sllovakia qëndron shumë herë më mirë se Kosova, sepse zë pozitën e 44-të në botë, thuajse dyfish para nesh.
Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet në muajin mars, më saktësisht më 26 mars. Në rast që eliminojmë sllovakët, atëherë finalen e zhvillojmë në “Fadil Vokrri”, kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...