Bayern Munich nuk është i interesuar ta shesë Thomas Mullerin, pas thashethemeve që e lidhin me Manchester Unitedin.
Drejtori i skuadrës gjermane, Hasan Salihamidzic ka thënë se ata nuk duan që sulmuesi i tyre të largohet për asnjë çmim.
Sulmuesi i Bavarezëve ka kohë që po kërkohet nga Djajtë e Kuq , por kampionët e Bundësligës nuk janë të interesuar ta shesin.
“Kjo është një storie që ju dëshironi ta shisni, andaj unë ju them që nuk është ashtu”, ka thënë drejtori i Bayernit.
“Ne kemi dy lojtarë të lënduar (Niklas Sule dhe Lucas Hernandez) për disa muaj dhe ju vini këtu po na tregoni të shesim lojtar” shkruan Telegrafi
“Nuk kemi asnjë arsye të shesim lojtarë dhe ne po punojmë në një grup shumë të mrekullueshëm”, ka shtuar më tej drejtori i klubit gjerman.
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri