Manchester City ka besim të madh në transferimin e mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen.
Danezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i hapur për të biseduar me klube në afatin e janarit, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur spekulime që Real Madrid ka shfaqur interesim, por vlera prej 150 milionë euro ishte shumë e madhe për gjigantin spanjoll.

Mirëpo, vlera e danezit këtë verë është ulur në 70 milionë euro ndërsa sapo raportimeve të fundit lojtari mund të largohet për 40 milionë euro në afatin e janarit.
Sipas Diario AS, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 23.5 milionë euro për danezin dhe shpresojnë ta transferojnë lojtarin në afatin dimëror.
Në garë mbesin Reali dhe Juventus./arbresh.info.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...