Leon Goretzka është një nga mesfushorët gjermanë më të mirë për momentin dhe me plot sukses po luan për Bayern Munichun.
Megjithatë kampioni në fuqi i Gjermanisë mund ta humbas yllin e mesfushës me parametra zero.
Mesfushori gjerman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022 dhe nuk ka pranuar rinovimin e ofruar nga klubi.
Goretzka dëshiron të jetë ndër lojtarët më të paguar në klub dhe palët ende janë larg një marrëveshje.
Në garë për transferimin e mesfushorit është futur gjiganti anglez, Manchester United.
Djajtë e Kuq mund të mbesin pa Paul Pogban dhe e shohin Goretzkan si zëvendësuesin adekuat të francezit.
United janë gati t’i përmbushin kërkesat e gjermanit vetëm e vetëm ta transferojnë në Old Traford.
Gjithsesi vlen të përmendet se në garë për Goretzkan janë edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona. /Telegrafi/
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...