Barcelona është e gatshme të nënshkruaj një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
E përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” shkruan sot se kataluansit janë të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje të guximshme për reprezentuesin anglez.
Gjigantët spoanjoll janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë funte për sulmuesin 21-vjeçar, por edhe të ofrojnë sulmuesin anësor, Malcomin si dhe një shumë më të vogël se sa ajo e lartcekur.
Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen stilin e lojës së lojtarit të katulansve gjersa këta të fundit po kërkojnë një zëvendësues të veteranit, Luis Suarez.
Ndryshe, kontrata e Rashfordit do të përfundojë në qershor të vitit 2020 dhe raportet sugjerojnë se sulmuesi është duke hezituar t’ia besoj të ardhmen klubit të Old Trafford.
Ndryshe, United dhe Barcelona janë duke kërkuar që të përforcohen edhe me lojtarë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon